Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!

Kombëtarja e Perusë udhëtoi drejt Spanjës për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e Atletico Madrid, Wanda Metropolitano kundër Marokut. Mirëpo, Madridi është shndërruar në një makth për futbollistët peruanë të cilët u përleshën jashtë hotelit ku po qëndronin me forcat e policisë spanjolle. Teksa lojtarët ishin duke u përshëndetur me tifozët e tyre, autoritet spanjolle ndërhynë dhe nga ky moment nisi konfrontimi me futbollistët amerikano-latinë që kundërshtuan forcat e rendit.

Si pasojë u arrestua portieri 33-vjeçar i kombëtares peruane, Pedro Gallese. Ky i fundit përfundoi në komisariat, aty ku pas disa minutash situata u qartësua. Gallese u la i lirë teksa mediat pretendojnë se policia spanjolle nuk i njohu lojtarët e Perusë dhe i ngatërroi ata me tifozët.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

Portieri Gallese u shpreh më pas se shokët e tij kërkuan vetëm të përshëndesnin tifozët e pranishëm, por policia ndërhyri duke i goditur ata. Sakaq, reagoi edhe Federata Peruane e Futbollit që theksoi mbështetjen e saj për portierin Gallese, ndërsa sqarojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër, Federata fton tifozët të qëndrojnë të qetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...