Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Video/ Longo fiton duelin me Brdariç, Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë

Ashtu si sezonin e kaluar, është sërish Kukësi që i shkakton humbjen e parë Vllaznisë dhe e bën këtë duke triumfuar me shifrat 2-0 në “Egnatia Arena”. Një supergol i Shqipërim Taipit në pjesën e parë dhe një tjetër me fat i Ndrecës në të dytën, u dhanë tre pikët verilindorëve, që ngjiten kështu në kuotën e 11 pikëve.

Pritej spektakël nga dy prej skuadrave me sulmin më të mirë të 5 javëve të para, megjithatë e kishte përgatitur më mirë ndeshjen tekniku Longo, që kishte hedhur në fushë një skuadër më të ekuilibruar, ndërsa shkodranët vuajtën shumë lidhjen e reparteve, për shkak edhe të mungesës së Krymit.

Krahas humbjes, Vllaznia del jo pak e dëmtuar, pasi nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Gurishta për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës, por edhe mesfushorin Mustedanagic, të dy të pezulluar.

Kukësi-Vllaznia 2-0         Sh.Taipi 29′   Ndreca 82′       

Kronika e ndeshjes:

90’+6 – Përfundon sfida në “Egnatia Arena”, me Kukësin që fiton 2-0 ndaj Vllaznisë dhe u shkakton humbjen e parë sezonale shkodranëve.

90′-Ndërhyn VAR, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë pasi gjyqtari Cjapi pasi shikon në VAR ndëshkon me karton të kuq Mustedanagic për një ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës.

87′- Kukësi trefishon shifrat, por goli i brazilianit Feijao anulohet për pozicion jashtë loje të moldavit Puntus

82- Kukësi dyfishon shifrat. Tjetër gol shumë i bukur i verilindorëve, me Edison Ndrecën që befason Zogovic në goditjen e tij fluturimthi.

76′-Dalje e pastudiuar e Tafas, por shkodranët nuk përfitojnë, me portierin e Kukësit që korigjon gjithçka po vetë

72′-Thomas Brdaric forcon sulmin, hedh në fushë Mehdi Cobën dhe Ardit Hoxhajn, për Heric dhe Djurdevic

69′-Heric sërish protagonist, por goditja e boshnjakut ishte shumë e lehtë për Tafas që priti pa vështirësi

62-Krosimi i Heric nga goditja standarte nuk solli rrezik në portën e Tafas me shkodranët që shkaktuan faull, duke dëmtuar edhe portierin e Kukësit

57′-Top i gjatë shumë i mirë për brazilianin Feijao, por Zogovic i paraprin

46′-Vllaznia menjëherë në sulm por Aralica nuk gjen dot goditjen fituese

-Pjesa e parë edhe pse nisi me Vllazninë më kërkuese, u mbyll me avantazhin e Kukësit, pas një supergoli të Shqipërim Taipit në minutën e 29-të.

43′-Pranë golit të dytë Kukësi por këtë herë Shqipërim Taipi nuk ka shënjestrën e duhur

36′-Super Feijao që shkëputet i vetëm në krahun e majtë të sulmit të Kukësit, shmang edhe një kundërshtar dhe del i vetëm përballë Zogovic, por portieri i Vllaznisë shfaqet në lartësinë e duhur, edhe pse më pas gjyqtari anulon gjithçka për pozicion jashtë loje të sulmuesit brazilian

29′- Goooool! Kukësi shokon Vllazninë. Një supergol i Shqipërim Taipit nga distanca i jep avantazhin skuadrës së Longos, me Zogovic që nuk mund të bënte asgjë

24′- Mundësi e shkëlqyer për Vllazninë, më  e mira në këtë ndeshje por braziliani Da Silva i vetëm përballë Tafas ndalet nga portieri i Kukësit

15′ – Provon Aralica nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit

12′ -Kundërpërgjigjet menjëherë Kukësi, por serbi Luka Milunovic nuk gjen kuadratin në tentativën e tij nga distanca

10′ -Më kërkuese Vllaznia në minutat e para. Provoi Latifi por goditja e tij nga një pozicion i prirët ishte e pasaktë

Formacionet zyrtare:
Kukësi (4-3-3): Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; De Lucas, Sh. Taipi, Hila; Gj. Taipi, Milunoviç, Feijao
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Jonuzi, Heriç; Da Silva, Latifi, Djurdjeviç; Aralica

Fakte dhe shifra:
– Kukësi dhe Vllaznia janë përballur 31 herë me njëra-tjetrën dhe bilanci flet dukshëm në favor të verilindorëve, të cilët numërojnë 15 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje, ndërsa golavarazhi është 38-25.

– Sezonin e kaluar të dy skuadrat u përballën 4 herë në kampionat dhe dy ndeshje i fitoi Kukësi, një shkodranët dhe një tjetër përfundoi në barazim. Për sezonin aktual, kjo është përballja e parë.

– Kukësi vjen në këtë takim me 8 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e para, teksa ka një golavarazh 11-8.

– Vllaznia vjen në këtë takim me 9 pikë në 5 javët e para dhe ka një golavarazh 13-8, duke qenë njëkohësisht edhe sulmi më i mirë i Abissnet Superiores.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...