Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Look i ri, zakon i vjetër, Icardi hero në derbin e Stambollit

Mbrëmje magjike për Mauro Icardin, që vulos i vetëm fatin e derbit të Stambollit. Pasi ka lënë pas krahëve problemet familjare, sulmuesi argjentinas është kthyer të bëjë atë që di më mirë, teksa ka dërguar dy herë topin në rrjetën e portës së Besiktas dhe i ka dhënë fitoren 2-1 Galatasarayt.

Goli i parë i argjentinasit u shënua në minutën e 18’, me një goditje “bombë” me të majtën, teksa topi shkoi në rrjetë me një shpejtësi prej 112km/h, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, pas golit të Cenk Tosun, megjithatë në të dytën Icardi shënoi sërish, këtë herë me kokë, ku shfrytëzoi një kros të portugezit Oliveira dhe i vodhi kohën mbrojtjes kundërshtare, për të devijuar topin në rrjetë.

Kjo ishte dopieta e parë në Turqi për Icardin, që ngjitet në kuotën e tre golave të shënuar me Galatasarayn, ekip ku u transferua në huazim verën e kaluar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...