Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Lookman dhe Atalanta shkruajnë historinë, Leverkusen dorëzohet në finalen e Europa League

Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalanta-s.

Atalanta triumfon në finalen e parë europiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League.

Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen-in e Xabi Alonso-s, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.

Lookman zhbllokoi takimin me golin e shënuar në minutën e 12’, teksa në minutën e 26’ po ai gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e italianëve.

Kjo përballje u vulos në minutën e 75’ kur Lookman shënoi golin e tretë personal dhe për ekipin e tij.

3-0 dhe Atalanta i jep fund ecurisë pa humbje të Leverkusen, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bie për herë të parë këtë sezon, pas 51 ndeshjeve pa humbje.

Atalanta-Bayer Leverkusen (3-0)

Finale, Europa League 

 

75-‘Gooool! Lookman realizon “hat-trick” dhe i jep leksion futbolli Leverkusen-it.

64′-Wirtz kroson topin drejt portës, por Musso reagon mirë dhe e ndal atë goditje të sulmuesit të Leverkusen.

35′-Grimaldo kishte një mundësi të mirë për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por Musso doli nga porta dhe e ndali lehtësisht goditjen e sulmuesit të Leverkusen.

26′-Gooool! Spektakël i Lookman, i cili kalon lehtësisht Xhakën dhe pjesën tjetër të mbrojtjes së gjermanëve dhe e finalizon topin në fund të rrjetës. Thellohet avantazhi i Atalanta-s ndaj Leverkusen.

19′- Rasti i parë nga ana e Leverkusen, Stanisic godet lehtë në qendër, por ndalet nga Musso.

12′-Goool! Dominim total i Atalanta-s në Dublin, Lookman zhbllokon finalen e Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Nis finalja e Europa League mes Atalanta-s dhe Bayer Leverkusen në “Aviva Stadium” në Dublin.

Në prag të nisjes së finales së Europa League, në “Aviva Stadium” në Dublin është dhuruar spektakël i vërtetë.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...