Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Lot dhe duartrokitje, Sampdoria përcjell idhullin e saj

Pas shtatë vitesh pjesë e Sampdorias, për Fabio Quagliarellan dhe për dorianët erdhi momenti i dhimbshëm i ndarjes. Ndoshta nuk erdhi në momentin më të mirë për skuadrën e cila këtë sezon nuk ia doli të mbijetonte në elitë, por sërish tifozeria nuk e la në baltë sulmuesin veteran.

Ishte minuta e 86-të e sfidës me Sassuolon në Stadio Luigi Ferrara kur trajneri Dejan Stankovic vendosi ta zëvendësonte 40-vjeçarin si një formë për të shijuar të gjithë dashurinë e publikut. Stadiumi në këmbë, shokët e skuadrës që e përqafonin dhe Quagliarella që nuk mundi t’i mbante lotët.

Mbyllet kështu eksperienca e sulmuesit me Sampdorian, skuadër me të cilën u aktivizua për më shumë se 291 ndeshje duke realizuar 106 gola. Tashmë, mbetet për t’u parë se ku do të vijojë karriera e 40-vjeçarit që kërkon të mbetet pjesë aktive e botës së futbollit, edhe pse në rast se asnjë ofertë nuk e bind (kryesisht nga ligat inferiore në Itali) mund të tërhiqet përfundimisht.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...