Serie A

VIDEO/ Luftë deri në fund, Interi “zhyt” Cagliarin dhe i bën presion Milanit

Interi bëri detyrën ndaj Cagliarit, fitoi 1-3 në Sardenjë dhe vijon të mbetet në garë për titullin kampion. Gjithçka do të vendoset në javën e fundit të Serie A, me kuqezinjtë kryesues që luajnë në Sassuolo dhe mjaftohen me një pikë për t’u shpallur kampionë, ndërsa zikaltrit presin Sampdorian.

Djemtë e Simone Inzaghit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh me anë të Milan Skriniar (11’), por VAR-i anuloi golin e mbrojtësit sllovak për prekje të topit me dorë.

Gjithsesi, Interi shënoi sërish 14 minuta më vonë. Matteo Darmian shfrytëzoi një krosim të Ivan Perisic dhe realizoi me kokë. Kaq për pjesën e parë, teksa ekipi mik e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të sfidës.

Lautaro Martinez (51’) mori një top të gjatë nga Barella dhe nuk gaboi, por vendasit reaguan dhe rihapën takimin dy minuta më vonë falë një goditje potente të Charalampos Lykogiannis.

Cagliari mori zemër dhe tentoi barazimin, por Lautaro Martinez nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Sulmuesi argjentinas (84’) mori një asist nga Gagliardini dhe vulosi suksesin e Interit, duke gjetur golin numër 21 sezonal në kampionat.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency