Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Luka Modric “i përjetshëm”, vjen nga stoli dhe i jep fitoren Realit

Reali i Madridit fitoi 1-0 me Sevillan në “Santiago Bernabeu” dhe ruan diferencën prej tetë pikësh me Barcelonën, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Nuk ishte e lehtë për “Los Blancos” për të çarë mbrojtjen e Sevillas, që rezistoi deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur u shfaq Luka Modric me klasin e një futbollisti të jashtëzakonshëm.

Dhe të mendosh se kroati kishte vetëm pesë minuta në fushë.

Lexo edhe:

Reali në fakt e nisi me gol ndeshjen, por sistemi VAR e anuloi finalizimin e Lucas Vasques, për ndërhyrje të gabuar të Nachos në ndërtimin e aksionit.

Valverde goditi shtyllën në fillim të pjesës së dytë, me Realin që krijoi raste të tjera të pastra derisa erdhi goli fantastik i 38-vjeçarit Modric.

Rastet pikante:

Nis me polemika ndeshja mes Realit të Madridit dhe Sevillas në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 10-të me Lucas Vasquez, i asistuar me zgjuarsi nga Vinicius Junior, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR goli u anulua për një ndërhyrje të gabuar të Nachos në ndërtimin e aksionit.

Kryesori i tregon kartonin e verdhë Ancelottit për protestë ndaj rishikimit të pamjeve në sistemin VAR.

Pas shumë përpjekjesh nga “Los Blancos”, vjen goli që zhbllokoi takimin në minutën e 81-të. Çfarë klasi nga Luka Modric! Mesfushori kroat pasi kontrollon me klas një top pranë vijës së 16-metrave, i krijon vetes hapësira për të goditur duke mposhtur portierin kundërshtar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...