Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Lukaku rikthehet me gol, Interi siguron kualifikimin dhe dërgon Barçën në Europa League

Interi siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues një javë para përfundimit të ndeshjeve në grupe, duke thyer të gjitha parashikimet dhe duke dërguar zyrtarisht Barcelonën në Europa League.

Zikaltrit ia dolën të triumfojnë me rezultatin e thellë 4-0 në “Match point”-in ndaj Victoria Plzen dhe të avancojnë më tej, në një ndeshje të dominuar totalisht nga fillimi në fund.

Heinrikh Mkhitaryan zhbllokoi sfidën në minutën e 35-të me një goditje me kokë, ndërsa më pas ishte Edin Dzeko që shënoi dy herë në të 42-ën dhe 66-ën. Për të vulosur suksesin mendoi Romelu Lukaku, që u rikthye pas thuajse 2 muajsh në fushë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Inter – Victoria Plzen 4-0 (Mkhitaryan 35′, Dzeko 42′, 66′, Lukaku 87′)

 

Rikthehet me gol edhe Romelu Lukaku, që pas më shumë se një muaji larg fushave, u aktivizua në pjesën e dytë dhe gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, duke çuar shifrat në 4-0.

66′ – Gooool. Sërish edin Dzeko, kompleton dopietën personale dhe vulos kualifikimin e Interit në fazën tjetër…

42’ – Goooool. Edin Dzeko dërgon topin në rrjetë dhe qetëson gjithë ambientin në “San Siro”. Tjetër aksion nga e majta, me Dimarcon që shërben mirë për Dzekon dhe boshnjaku e ka të lehtë të shtyjë topin në rrjetë…

35’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në “San Siro” dhe është armeni Heinrikh Mkhitaryan që dërgon topin në rrjetë. Pas disa rastesh të humbura nga Mkhitaryan dhe Dimarco, ishte pikërisht armeni që i ndodhur në shtyllën e dytë, shtyu topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të Bastonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...