Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Lushkja vulos fitoren e Sheriffit në Moldavi, i shënon sërish të njëjtës skuadër

Regi Lushkja gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit të Sheriff Tiraspol në transfertë ndaj Sf.Gheorghe. Kampionët e konfirmuar të Moldavisë triumfuan me rezultatin 0-2 ndërsa goli i dytë erdhi pikërisht nga këmbët e ish-futbollistit të Laçit në minutën e 92-të. Lushkja mori përsipër ekzekutimin e një penalltie ndërsa u tregua i saktë duke dërguar topin në këndin e lartë të portës.

Ky ishte goli i dytë për mesfushorin në shtatë paraqitje të tij me skuadrën e Sheriff Tiraspol ndërsa e veçanta është se edhe golin e parë me fanellën e moldavëve, Lushkja e ka shënuar pikërisht ndaj Sf.Gheorghe në muajin mars në një fitore me rezultatin 0-3.

Kujtojmë se Sheriff Tiraspol si kampione e Moldavisë është një kundërshtare e mundshme edhe për Tiranën në turin e parë kualifikues të Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...