Mallorca-Barcelona ndajnë pikët në “Estadi Mallorca Son Moix”, me sfidën e vlefshme për javën e shtatë të La Liga që u mbyll me rezultatin 2-2.
Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa për vendasit protagonist i padiskutuar ishte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që në fund u shpall edhe lojtar ndeshje.
Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 8’, duke kaluar Mallorcan në avantazh.
Megjithatë në minutën e 41’ miqtë gjetën e barazimin me Raphinhan, që realizoi një super gol.
Në minutën e 45+3’ Muriqi u bë sërish protagonist, ndërsa asistoi Prats, me Mallorcan që realizoi golin e dytë.
Në fraksionin e dytë sfida ishte edhe më e luftuar, ndërsa në minutën e 75’ Lopez realizoi golin e barazimit për “katalanasit”, me talentin e akademisë “blaugrana”, që gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare me Barcelonën.
Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 2-2, me Mallorcan që ngjitet në vend të 15-të me gjashtë pikë, ndërsa Barcelona kryeson me 17 pikë.
Mallorca-Barcelona (2-2)
Java e shtatë, La Liga
75’-Gooool! Lopez gjen golin e parë në një ndeshje zyrtare me Barcelonën, 20-vjeçari barazon për “katalanasit”.
45+3’-Gooool! Muriqi bëhet protagonist me asist, Prats gjen golin dhe rikthen Mallorcan në avantazh.
41′-Goool! Raphinha realizon super gol dhe i dhuron barazimin Barcelonës.
08’-Gooool! Muriqi gjen rrugën drejt rrjetës dhe i jep avantazhin Mallorcas.
Lexo edhe:
- Shënoi dyglësh ndaj Cluj, Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani
- Zyrtare, Krychowiak njofton tërheqjen nga kombëtarja polake
- “Fenomeni” martohet për herë të tretë, Ronaldo i thotë “Po” biznesmenes braziliane
- Arsenali kërkon sulmuesin e dënuar për baste
Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Vedat Muriqi është titullar i padiskutuar i vendasve, si dhe “shpresa” e tifozëve të Mallorcas.
Formacionet zyrtare Mallorca-Barcelona:
