Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Mallorca reziston me të kuq, Muriqin e tërbon zëvendësimi

Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës, ndërkohë që pa fitues u mbyll edhe ndeshja Marseille-Montpellier në Ligue 1. Pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”.

Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’). Shtatë minuta më vonë, trajneri Aguirre urdhëroi ndërrimin e Vedat Muriqit, i cili e priti shumë keq.

KARTONI I KUQ I MALLORCA

Sulmuesi nga Prizreni, i cili po vuante për të lënë shenjën e tij në këtë përballje, shfry dufin duke goditje pankinën në momentit që u detyrua të dilte nga loja.

Lexo edhe:

Pavarësisht inferioritetit numerik, Mallorca ia doli të ruante portën e paprekur dhe të merrte një pikë. Nga një pikë ndanë edhe Marseille dhe Montpellier në Francë, takimi tjetër që u transmetua në SuperSport.

Të dy golat u realizuan në pjesën e parë. Arnaud Nordin kaloi në avantazh skuadrën udhëtuese, por Marseille evitoi humbjen falë një penalltie të saktë të Matteo Guendouzi një minutë përpara fundit të fraksionit të parë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...