Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Manchester City nuk fal në shtëpi, “presion” Arsenalit

Manchester City nuk gabon në Etihad Stadium dhe mposht me rezultatin 2-0, Newcastle. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Phil Foden në minutën e 15-të. Sulmuesi anësor ishte autor i një goli mjaft të bukur dhe me një inkursion personal depërtoi në zemrën e zonës kundërshtare aty ku edhe pas një devijimi të Botman, mposhti portierin Pope.

Fraksioni i parë nuk dhuroi më emocione teksa vendasit menaxhuan më së miri avantazhin, por pa ndonjë rrezik konkret. Sa i takon fraksionit të dytë, miqtë u shfaqën më agresivë në fushë dhe tentuan të barazonin ndeshjen. Megjithatë, City-t iu desh vetëm një rast për t’i vendosur “kapakun” llogarive falë golit të Bernardo Silvës.Portugezi kishte vetëm tre minuta që ishte aktivizuar duke zëvendësuar De Bruyne, megjithatë nuk fali pas një pasimi të Erling Haaland.

Deri në fund, sfida nuk ndryshoi me Manchester City që tashmë shkon në kuotën e 58 pikëve, dy më pak se Arsenali kryesues ndërsa nga ana tjetër, Newcastle mbetet në vendin e pestë me 41 pikë.

LEXO EDHE:

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...