Manchester United feston trofenë e parë të epokës “Ten Hag”. “Djajtë e Kuq” triumfuan në finalen e Carabao Cup përballë Newcastle United, të cilin e mposhtëm pastër 2-0. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Casemiro dhe Rashford.
Për United ky është suksesi i gjashtë në histori në këtë kompeticion. Vetëm Liverpooli (9) dhe Manchester City (8) e kanë fituar më shumë Carabao Cup.
Për herë të fundit e kishte fituar gjashtë vjet më parë. Po kaq vjet kishin “Djajtë e Kuq” pa fituar një trofe.
Lexo edhe:
- Potter pranë shkarkimit, ja kush mund ta zëvendësojë
- VIDEO/ Vendos goli i Orsolinit, Interi bie sërish në “Dall’Ara”
- PSG preket nga “Fair Play” Financiar, treshja MNM do të “shkërmoqet” në verë
- Çinari i jep fitoren Shkëndijës, ndalet Shkupi
Manchester United kalon në epërsi në minutën e 33-të në finalen e Carabao Cup, në Wembley. “Djajtë e Kuq” fituan një goditje të lirë në një pozicion të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit.
Show krosoi topin për Casemiron në qendër, me brazilianin që bën më të mirën, duke e dërguar topin pas shpinës së Karius.
Vetëm pak minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i futbollistëve të United përmbyllet me gol nga Rashford, I ndihmuar edhe nga devijim i mbrojtësit.
