Bundesliga

VIDEO/ Mane në rolin e ultrasit, senegalezi fiton menjëherë zemrat e bavarezëve

Dy gola në dy ndeshje për Bayern Munich, teksa në një prej sfidave fitoi edhe trofeun e parë si bavarez. Fjala është për Sadio Mane, i cili debutoi me gol edhe në Bundesliga teksa realizoi në fitoren tenistike të Bayern Munich 1-6 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Eintracht Frankfurt.

Senegalezi ka fituar menjëherë edhe zemrat e tifozëve të rekordmenëve të Gjermanisë teksa pas sfidës me Frankfurtin iu bashkua festës së ultrasve, madje duke u shndërruar në një prej tyre. Mane nuk ngurroi të merrte megafonin dhe të udhëhiqte turmën e cila tashmë duket se ka harruar Robert Leëandoëskin dhe ka “përqafuar” idhullin e ri.

Sakaq, përshtypjet më të mira ka edhe trajneri Julian Nagelsmann i cili theksoi se Mane është një djalë shumë i sjellshëm. “Më bëhet qejfi kur e shoh të festojë me tifozët, po bën shumë mirë. Ka një stilt ë veçantë në lojë dhe kombinon mirë edhe me shokët e skuadrës, është një djalosh shumë i sjellshëm mbi të gjitha. Të gjithë shokët e duan dhe për mua ai nuk është i rëndësishëm vetëm kur shënon, jemi shumë të lumtur me Mane”, u shpreh Nagelsmann. Mane iu bashkua Bayern Munich këtë merkato nga Liverpool, me bavarezët që shpenzuan 35 milionë për sulmuesin 30-vjeçar.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency