Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ “Manita” me aromë portugeze, Barcelona argëtohet ndaj Betisit

Barcelona nuk u përmbajt aspak përballë Real Betis, kundërshtar ndaj të cilit fitoi 5-0. Joao Felix ishte ai që hapi serinë e golave të kampionëve të Spanjës në minutën e 25’.

 

Sulmuesi portugez realizoi të parin personal me katalanasit, teksa Robert Leëandoëski dyfishoi në minutën e 32’.

 

Kaq për pjesën e parë, por Barça nuk u ndal as në të dytën. Ferran Torres shënoi golin e tretë për skuadrën e tij pas një ore lojë.

Teksa ishte Raphinha që festoi më pas. Ndërsa “manita” u kompletua nga Joao Cancelo. I pari gol me fanellën blaugrana edhe për portugezin.

 

Barcelona ngjitet për momentin në krye të La Ligas. Me një pikë dhe një takim më shumë se Reali i Madridit.

 

“Los Blancos” zbresin në fushë të dielën (21:00) kundër Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”. Duel që vjen live në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...