Napoli u shpall matematikisht kampion i Italisë në javën e 33-të, në fushën e Udineses, ku barazoi 1-1.
Sigurisht që tifozët e shumë napolitanë meritonin një festë madhështore në stadiumin “Maradona”, në sfidën me Fiorentinën.
Lexo edhe:
- Mourinho ndez polemikat për golin e parë të Interit: Ishte një pozicion jashtë loje
- Momente frike tek ekipi i ish-trajnerit të Partizanit, sulmohet nga ultrasit
- Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi
- Gol, fitore dhe dy rekorde! Momo Salah në historinë e Liverpoolit
Impianti i Napolit, i mbushur plot e përplot, përjetoi momente emocionuese, me tifozët që brohoritën njëri pas tjetrit emrat e futbollistëve që do të zbrisnin në fushë.
Futbollistët miq, siç e do zakoni, krijuan korridorin e nderit për kampionët e rinj të Serisë A.
Sa i përket ndeshjes, Napoli fitoi 1-0 me golin e lojtarit më të mirë të këtij sezoni, Osimhen, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë (kishte humbur një 11-metërsh më herët).
