Futboll

(VIDEO) Maradona në përjetësi, 36 vjet nga “Dora e Zotit” dhe Goli i Shekullit

Si sot 36 vite më parë (22 qershor 1986), do të luhej një nga ndeshjet më të diskutuara të historisë së futbollit: Argjentinë – Angli 2-1. Në Meksikë, në stadiumin “Azteca”, në prani të thuajse 115 mijë tifozëve, Diego Armando Maradona, ndër më të mirët e historisë së futbollit (për shumë, më i miri), mposhti i vetëm Anglinë në çerekfinale të Botërorit.

Fillimisht shënoi me dorë (minuta 51’) një gol që çuditërisht u vlerësua i rregullt nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser, ndërsa katër minuta më vonë realizoi një gol të pabesueshëm, pasi mori një top në gjysmëfushën e Argjentinës, për të shmangur gjysmën e ekipit dhe portierin Peter Shilton. Në rastin e parë, historia e njeh me “Dorën e Zotit”, ndërsa i dyti konsiderohet Goli i Shekullit.

Anglia arriti të shkurtonte në 2-1 diferencën në minutën e 81-të me Lineker, por vetëm kaq, Argjentina shkoi në gjysmëfinale, ku mposhti Belgjikën 2-0 me gola të Maradonës, ndërsa në finale triumfoi 3-2 ndaj Gjermanisë. Ishte Botërori që skaliti figurën e Diego Armando Maradonës në përjetësi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency