Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Marseille kap kreun në Francë, vëllezërit Williams nderojnë Bilbaon në La Liga

Marseille në Ligue 1 dhe Athletic Bilbao në La Liga, arritën fitore në duelet e tyre respektive të mbrëmjes së sotme. Marseille mposhti 0-3 në fushën e Angers dhe momentalisht është ngjitur në krye të kampionatit francez me 23 pikë.

Jonathan Clauss i dhuroi skuadrës së Marseille avantazhin në pjesën e parë, ndërkohë që Luis Suarez dhe braziliani Gerson vulosën suksesin me “tris” me golat e shënuar në fraksionin e dytë të takimit.

Athletic Bilbao nuk hasi probleme në fushën e vet kundër Almerias (4-0), triumf ku shënuan dy vëllezërit Williams. Iniaki zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën pati festë edhe për Nicon.

angers

Mes golave të vëllezërve Williams shënoi edhe Oihan Sancet, ndërkohë që gjashtë minuta përpara fundit të takimit Mikel Vesga tundi rrjetën kundërshtare falë një penallti të ekzekutuar saktë.

Fitorja e sotme e ka ngjitur skuadrën e Ernesto Valverdes përkohësisht në vend të dytë bashkë me Barcelonën me nga 16 pikë. La Liga kryesohet nga Reali i Madridit me 18 pikë të plota.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...