Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

VIDEO/ Mbappe dhe Messi “bëjnë me krah” PSG, 7 gola për një fitore dramatike përballë Lille

PSG mori një fitore dramatike në Parc Des Princes, teksa mposhtën në shtëpi me rezultatin 4-3 skuadrën e Lille. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Christophe Galtier mund edhe ta humbisnin ndeshjen, madje ashtu po ndodhte deri në minutën e 87-të, kur Mbappe dhe Lionel Messi vendosën të marrin mbi shpinë fatet e ekipit. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kryeqytetasit që zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe që realizoi një gol mjaft të bukur duke dribluar dy kundërshtarë me një lëvizje.

Ndërkohë, gjashtë minuta më pas, Neymar dyfishoi shifrat pas një asisti të Vitinhas. Gjithsesi, miqtë rihapën llogaritë me anë të një goli në minutën e 24-të me anë të Diakite ndërsa në pjesën e dytë, pas një penalltie shumë të kontestuar nga vendasit David barazoi rezultatin. Por, befasia më e madhe erdhi në minutën e 69-të kur Bamba që mposhti nga një kënd i vështirë Donnarummës.

Megjithatë, duhej të vinte minuta e 87-të kur Mbappe kombinoi bukur me Bernat dhe barazoi shifrat në 3-3. Ndërkohë, fjalën e fundit nuk e kishte thënë Lionel Messi i cili edhe pse në hije gjatë 90-minutëshit, e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist teksa shënoi të 94-tën pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Festa te parizienët ishte e papërmbajtshme teksa Parisi mbetet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Lille është në vend të gjashtë me 41 pikë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...