Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Mbappe i kërkon llogari Hakimit për një pasim: Nuk mjafton të kërkosh ndjesë…

Pas rinovimit që trazoi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të shifrave stratosferike, Kylian Mbappe po bëhet shpesh protagonist jo pozitiv për Paris Saint Germain, duke krijuar konflikte edhe me shokët e skuadrës.

Më i fundit është një diskutim me Achraf Hakimin, që duket se ka ndodhur në pushimin mes pjesëve në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, me Mbappe që nuk bindet aspak nga ndjesa e marokenit dhe i kërkon llogari për një pasim të munguar.

Videoja nga tuneli i dhomave të zhveshjes ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar jo pak diskutim në rrjetet sociale, teksa Mbappe i sqaron Hakimit se duhej t’i kishte pasuar me patjetër në fushë.

Ja diskutimi mes të dyve:
Mbappe: Të betohem, shiko videon. Duhej të kishe pasuar.
Hakimi: Nëse është ashtu si thua ti, atëherë të kërkoj ndjesë…
Mbappe: Nuk mjafton të kërkosh ndjesë, duhej të kishe pasuar topin!

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...