Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Mbrëmje perfekte për Interin, dominon Milanin dhe fiton Superkupën

Interi mposhti 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar trofeun për herë të dytë radhazi dhe herë të shtatë në histori, po aq sa rivalët e Milanit. Zikaltrit e Simone Inzaghit dominuan kampionët e Italisë dhe nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren.

Interi e nisi ndeshjen në sulm dhe e pa veten në avantazh të dyfishtë brenda 21 minutave. Federico Dimarco zhbllokoi takimin (10’) pas një asisti nga Nicolo Barella, ndërkohë që Edin Dzeko realizoi një gol të bukur, pasi kreu një driblim dehës ndaj Sandro Tonalit.

Goli i tretë ishte edhe më i bukur. Minuta e 77’, stopim i bukur dhe rrotullim ndaj Fikayo Tomorit nga ana e Lautaro Martinez, i cili mposhti portierin Tatarusanu me një gjuajtje plot klas. Milani bëri gjithçka keq dhe e meritoi humbjen, ndërkohë që Interi nisi festën në stadiumin “King Fahd International Stadium”, Riad, Arabia Saudite. Kristjan Asllani u fut në fushë në minutën e 84’.

SUPERKUPA E ITALISË

MILAN-INTER 0-3  (Dimarco 10′, Dzeko 21′, Lautaro Martinez 77′)

Kronika e ndeshjes:

77′ Gooooooooooooooool. Realizim fantastik nga ana e Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas rrotullon Fikayo Tomorin dhe mposht Tatarusanu me një goditje plot klas. 

GOLI I TRETË I INTERIT

21′ Goooooooooool. Interi gjen edhe golin e dytë. Fantastik Edin Dzeko, i cili tundi rrjetën pas driblimit ndaj Sandro Tonalit. 

GOLI I DYTË I INTERIT

10′ – Goooool. Aksion perfekt i Interit, qe shkon në zonën kundërshtare, aty ku Dimarco e ka të lehtë të mposhtë portierin Tatarusanu, Zikaltrit në avantazh.

GOLI I INTERIT

Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës së Italisë dhe e treta mes këtyre dy skuadrave. Derbi i zjarrtë i Milanos është transferuar në Riad të Arabisë, aty ku skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit do të përballen mes tyre për fitimin e trofeut, sfidë që do transmetohet në SuperSport 2 (20:00).

Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e finales së sotme. Pioli ka preferuar Kjaer përpara Kalulu si kolegu i Tomorit, ndërkohë që Giroud do të mbështetet nga treshja Leao-Brahim Diaz-Messiah. Zikaltrit rigjejnë Barellën në mesin e fushës, i vetmi ndryshim krahasuar me titullarët që luajtën përballë Hellas Verona në kampionat. Kristjan Asllani në stol, me mesfushorin shqiptar që shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...