Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ “Mbretëresha” e kohës shtesë, Kroacia dërgon Brazilin në shtëpi dhe “ndez” festën ballkanase

Faza çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me një sfidë spektakolare, me shumë emocion dhe në fund foli kroatisht.

Ashtu si në ndeshjen me eliminim direkt, kroatët kërkuan ndihmën e penalltive.

Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakovic, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’.

Megjithatë kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 117’ gjetën golin e barazimit me Petkovic, i cili e çoi sfidën te penalltitë, ku u vulos që kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës, Katar 2022.

Penalltitë (4-2):

Kroacia

Realizon Vlasic

Realizon Majer

Realizon Modric

Realizon Orsic

Brazili

Rodrygo ndalet nga Livakovic

Casemiro realizon

Realizon Pedro

Marquinhos e dërgon topin në shtyllë

Kroaci-Brazil (1-1) 

Çerekfinale e Kupës së Botës Katar 2022 

117′-Goool! Barazon Kroacia, Petkovic i rikthen shpresën ekipit të tij, ku pas një asisti nga Orsic e dërgon topin në rrjetë. 

106′-Goool! Brazili gjen avantazhin dhe golin pas 106 minutave lojë, me Neymar që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...