Bayern Munchen fitoi titullin më të pabesueshëm të viteve të fundit. Bavarezët u shpallën sot kampionë të Gjermanisë për herë të 11-të radhazi. Trofeu i madh shkon drejt Mynihut për herë të 33-të në histori.
VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
Fitorja 1-2 ndaj Koln solli parakalimin në “frymën e fundit” kundrejt Borussia Dortmund, që ngeci në “Signal Iduna Park” përballë Mainzit (2-2). Skuadra e Tuchel fitoi titullin për shkak të golavarazhit më të mirë.
Lexo edhe:
- “Old Trafford” një fortesë, vetëm skuadra e Ferguson më mirë se ajo e Ten Hag
- Reagon Tirana: U thyen shumë zemra, u vodh shpirti i tifozëve!
- Sulmuesi i pezulluar prej basteve, trajneri: Edhe në burg lejohen kontaktet me jashtë!
- “E vështirë ta lexosh Guardiolën”, mesfushori: Çfarë m’u desh që kalova te City
Kingsley Coman shënoi golin e parë në minutën e tetë. Supergol i francezit, i cili ka fituar titullin e 12-të në po kaq sezone si profesionist!
VIDEO/ Festa e çmendur në “RheinEnergieStadion”, si e përjetuan bavarezët
26-vjeçari është shpallur kampion në Francë dhe Itali, duke triumfuar nga dy herë me PSG-në dhe Juventusin. Më pas tetë herë radhazi kampion në Gjermani me Bayernin.
