Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Mbrojtja e Atalantës “fut ujë” pa Gjimshitin, feston Fiorentina

Fiorentina rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e Italianos, mposhti 3-2 Atalantën në Firence, duke parakaluar në renditje zikaltrit nga Bergamo.

 

Takimi që u transmetua në SuperSport 3, ishte shumë i bukur. Teun Koopmeiners zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20’ nëpërmjet një goditjeje të fortë.

 

Gjithsesi, avantazhi i Atalantës zgjati vetëm çerek ore, pasi Jack Bonaventura barazoi shifrat me një gjuajtje të zgjuar. Goli i dha zemër Fiorentinës, që festoi sërish në shtesat e fraksionit të parë.

 

Qendërmbrojtësi argjentinas, Lucas Martinez Quarta realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit të Duncan.

Lexoni edhe:

Miqtë e nisën mirë pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 53’ me Ademola Lookman. Nigeriani mori një top nga holandezi De Roon (asisti i dytë për të) dhe mposhti portierin Terracciano.

 

Aktivizimi i dyshes Beltran-Biraghi ndikoi që Fiorentina të niste sulmet për golin e fitores. Dhe e gjeti atë 14 minuta përpara fundit nëpërmjet Christian Kouame.

 

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes mike. Dhe dërgoi topin në rrjetë, dhe tifozët e pranishëm në “Artemio Franchi” në festë.

 

Përfundimisht 3-2 për vendasit, që i gëzohen një suksesi me vlera. Berat Gjimshiti e ndoqi gjithë sfidën nga stoli, duke mos u preferuar për këtë ndeshje nga trajneri Gasperini.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...