Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Mbyllen tetë takimet e para të Conference League, West Ham vuan për 3 pikët

Janë mbyllur tetë ndeshjet e para të raundit të tretë të fazës së grupeve të Conference League, ndërsa në orën 21:00 do të zhvillohen takimet e mbetura.

Anderlecht-West Ham përfundoi me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua nga Scamacca në minutën e 79’.

Ndeshja e Dnipro-1 me Vaduz u mbyll me barazimin 2-2, me vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 6’ me Dovbyk. Nga ana tjetër Vaduz gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26’ me Fehr. Më pas në minutën e 47’ Gasser u dhuroi golin e dytë miqve, teksa Pikhalyonok barazoi në minutën e 78’.

Lech Poznan-H. Beer Sheva përfundoi me barazim pa gola.

Takimi Molde-Shamrock Rovers mbaron me rezultatin 3-0, ishte Brynhildsen ai që zhbllokoi rezultatin duke gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 10’.  Ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, me Brynhildsen në minutën e 49’ dhe Hussain në minutën e 58’.

Pyunik Yerevan-Zalgiris u mbyll me rezultatin 2-0, goli i parë u realizua nga Juninho që u dha avantazhin vendasve. Ndërsa Otubanjo vulosi rezultatin në minutën e 61’, duke i dhënë golin e dytë ekipit të Pyunik Yerevan.

Silkeborg-FCSB përfundoi me rezultatin 5-0, me golin e parë që për vendasit e realizoi Klynge në minutën e 3’, ndërsa në minutën e 8’ Kusk dyfishoi rezultatin për Silkeborg. Ndërsa në minutën e 35’ vendasit realizuan golin e tretë me Helenius që ekzekutoi penalltinë. Në minutën e 58’ Thordarson realizoi golin e katërt, ndërsa Adamsen vulosi rezultatin e këtij takimi në minutën e 71’ duke u dhënë vendasve golin e pestë.

Sivasspor-Ballkani mbyllet me rezultatin 3-4, me golin e parë që për vendasit e realizoi Ulvestad që në minutën e parë të lojës. Nga ana tjetër Ballkani e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 20’ pas një perle të Thaqi-t. Në minutën e 31’ Potoku do të shënonte golin e dytë për kampionët në fuqi të Kosovës. Në minutën e 66’ Korenica realizoi golin e tretë për Ballkanin, teksa Yesilyurt realizoi të dytin për vendasit në minutën e 75. Më pas në minutën e 90+1’ Yatabare barazoi rezultatin, megjithatë ky barazim zgjati vetëm 3 minuta, pasi Krasniqi u dhuroi fitoren kampionëve të Kosovës në minutën e 90+4’.

Ndërsa Slovacko-Nice mbyllet me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua në minutën e 54’ nga Pepe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...