Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Mbyllet rrugëtimi në Conference League për Shkëndijën, AIK Stockholm triumfon pas penalltive

As 120 minuta nuk u kanë mjaftuar Shkëndijës dhe AIK Stockholm për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për të kaluar në Play-off të Conference League, me suedezët që triumfuan pas penalltive.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa edhe ky takim u mbyll në kohë të rregullt dhe në kohë shtesë me të njëjtin rezultat;

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Shala.

Teksa në pjesën e dytë ndeshja mori kthesë, kur Ayari i dhuroi barazim ekipit të Aik Stockholm në minutën e 56’. Me rezultatin e sfidës që u vulos pas penalltive 2-4.

Penalltitë për Shkëndijën ia dolën t’i realizojnë Stojanovski dhe Cake, teksa Dita, Doriev dhe Hasani nuk mundën të shënonin.

Ndërsa te Aik Stockholm realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom dhe Ring, ndërsa Larsson nuk mundi të shënonte..

Shkëndija-AIK Stockholm 

Conference League 

108’-Shkëndija humbet një rast shumë të mirë, me Goncalves që nuk ia del të gjejë rrugën drejt rrjetës.

93’-Goncalves shumë pranë golit të avantazhit, por ndalet nga portieri i AIK Stockholm.

79’-Bruno Dita “flirton” me golin, duke e gjuajtur topin me kokë pas një goditje këndi, por nuk ia del të shënojë.

77’-AIK shumë pranë golit të dytë, Stefanelli godet topin me kokë, por ndalet nga Zahov.

66’-Guri humbet një rast shumë të mirë, nga shumë pranë portës lojtari i Shkëndijës nuk ia del të gjejë kuadratin.

64’- Ayari shumë pranë golit të dytë, por Zahov reagon shumë mirë dhe e ndal.

62’-Pas një asisti nga Shala, Guri humbet një rast të artë dhe e dërgon topin shumë lart mbi portë.

 

56’-AIK gjen golin e barazimit, Ayari shfrytëzon një dalje jo të mirë të Zahov dhe e çon topin në rrjetë.

53’-AIK shumë pranë golit të barazimit, me Ayarin që e godet topin shumë pranë portës, por nuk gjen dot kuadratin.

22’- Gooool! Pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë Shala fiton penallti, ekzekutimin e së cilës e merr përsipër dhe e realizon Hasani.

12’-Stefanelli rrezikon portën e Shkëndijës pas një goditje me kokë, por ndalet nga Zahov.

06’-Shkëndija shumë pranë golit, pas një topi të kthyer nga Shala, Hasani godet topin drejt portës por ndalet nga Nordfeldt.

Nis ndeshja e raundit të tretë kualifikues të Conference League Shkëndija-AIK Stockholm.

Formacionet zyrtare:

Shkëndija: Zahov, Cake, Bejtulai, Neziri, Shala, Ramadani, Dita, Murati, Doriev, Hasani, Guri.

Trajner: Artim Shaqiri

AIK Stockholm: Nordfeldt, Lusting, Papagiannopoulos, Collins, Elbouzedi, Hussein, Ayari, Larsson, Otieno, Stefanelli, Mbunga Kimpioka.

Trajneri: Bartosz Grzelak

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...