Abissnet Superiore

VIDEO/ Mbyllet sfida në Elbasan, “ngec” Vllaznia. Dinamo merr pikë pas 7 humbjeve

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në Elbasan Arena ndaj Dinamos. Shkodranët u shfaqën më kërkues gjatë takimit, megjithatë kryeqytetasit rezultuan një “kockë e fortë”, teksa do të kërkojnë të luajnë deri në fund shanset për mbijetesë. Sa i takon kronikës së ndeshjes, sinjalin e parë të sfidës e dha Rimal Haxhiu që godet fortë por nuk gjen kuadratin e Zogovic.

Nga ana tjetër, Vllaznia provon me anë të Aralicës, ndërsa Da Silva ka një mundësi të artë, por e shpërdoron përballë portierit Simoni. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, shkodranët pretendojnë në dy raste për penallti megjithatë arbitri Lata vazhdon lojën. Në fraksionin e dytë, mundësinë më të mirë e pati Hoxhaj, por vlonjati u tregua i pavëmendshëm për të devijuar topin në rrjetë. Në vazhdim, Reginaldo me Haxhiun në më shumë se një rast provuan të shqetësojnë Zogovic por pa ia dalë me sukses.

Në të 83-tën minutë, Jonuzi pati një shans të mirë pas kundërsulmit të shkodranëve, por mesfushori nuk arrin të konkretizojë. Në fund, Hakaj lëshon një silurë nga distance, mirëpo nuk gjen kuadratin e Simonit. Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Vllaznia mbetet në vendin e pestë me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të katërt me 46 pikë. nga ana tjetër, Dinamo merr pikë pas shtatë humbjeve radhazi ndërsa kur kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë, janë 10 pikë pas Egnatias së vendit të tetë.

Dinamo – Vllaznia 0-0 (“Elbasan Arena”)

90+4′ Mbyllet ndeshja në Elbasan Arena, Vllaznia dhe Dinamo e mbyllin me rezultatin 0-0

90′ Hakaj lëshon një silurë nga distanca me topin që përfundon ngjitur me kuadratin e Simonit

83′ Shpërdoron Jonuzi pas një kundërsulmi të shkodranëve, mesfushori kërkon të pasojë ndërsa në shansin e dytë provon portën por nuk gjen kuadratin e Simonit

82′ Mundësi për Reginaldon, por sulmuesi gabon me kontrollin e topit ndërsa Zogovic ndërhyn me këmbë dhe largon rrezikun

70′ Aksion personal nga e djathta e Haxhiut, i cili pason në qendër për Prodanin. Ky i fundit godet me të parën por nuk gjen kuadratin e Zogovic

65′ Hakaj pason në zonë për Aralicën me kratin që ndalet dy herë nga portieri Simoni, ndërkohë që aksioni ndalet pasi sulmuesi i shkodranëve ishte në pozicion të parregullt

58′ Shans për Da Silvën, por braziliani nuk kordinohet saktë dhe nuk rrezikon kuadratin e Simonit

56′ Dinamo i afrohet golit të avantazhit, Haxhiu pason për Reginaldon me sulmuesin që ndalet nga Zogovic

51′ Mundësi e shkëlqyer për Vllazninë, Aralica lëviz mirë në zonë, godet por reagon Simoni ndërsa nga fare pranë Hoxhaj nuk është i vëmendshëm dhe shpërdoron me portën e boshatisur

45+1′ Sa pranë golit Vllaznia, Fjoart Jonuzi godet në hyrje të zonës me topin që shkon ngjitur me shtyllën

43′ Vllaznia pretendon për 11-metërsh, topi i pasuar në zonë nga Da Silva përplaset në krahun e Imamit. Megjithatë, arbitri Lata vazhdon lojën

40’Ibrahimi merr përsipër një goditje nga distanca, por topi nuk i bindet kapitenit të Dinamos dhe përfundon shumë larg kuadratit të Zogovic

39′ Vllaznia pretendon për penallti pas një kontakti në zonë mes Gurishtës dhe Mijës, por nuk është i këtij mendimi arbitri Lata

38′ Gurishta provon me një goditje brenda zonës pas harkimit të Da Silvës, por Imami devijon topin në këndore

30-Rast i pastër për Vllazninë, Aralica nxjerr përballë portierit Da Silvan, shmang golin Simoni.

25′ – Rimal Haxhiu shfaqet sërish në zonën e Vllaznisë, godet drejt portës, por ndërhyn në pozicion Zogovic.

 

15′ – E pavëmendshme mbrojtja e Dinamos, përfiton Aralica, por devijon në shtyllën e parë Simoni.

13′ – Shumë mbi tra goditja e Da Silvas nga distanca.

7′ – Del rrezikshëm përpara Dinamo, Haxhiu provon prirët me portën, pa shënjestrën e duhur.

1′ – Nis takimi në “Elbasan Arena”

Formacionet:

Dinamo: Simoni, Malikiji, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Reginado.

Trajner: Rodolfo Vanoli.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Elvis Plori.

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency