Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

VIDEO/ Mbyllet US Open, Djokovic fiton ndaj Medvedev dhe barazon rekordin e Court

Novak Djokovic rikthehet te suksesi dhe shkruan historinë, me tenistin që triumfoi në US Open, duke mposhtur në finale rusin Daniil Medvedev.

Djokovic triumfoi pastër 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) në një sfidë që zgjati 3 orë e 17 minuta, duke prekur kështu titullin e 24-të Grand Slam, një rekord absolut në botën e këtij sporti.

Lexo edhe:

36-vjeçari lë pas kështu rivalin e tij, spanjollin Rafael Nadal (22 Grand Slam) dhe barazoi rekordin e të gjitha kohërave të Margaret Court.

Ishte një sukses shumë i rëndësishëm edhe në aspektin personal, pasi Medvedev ka rezultuar një nga rivalët e tij më të fortë në vitet e fundit, ndërsa Djokovic në këtë vit 2023 ka fituar 3 nga 4 turnet Grand Slam, duke e përsëritur këtë sukses për herë të katërt në karrierë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...