Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Mbyllje e “ëmbël” e karrierës, Xhemajli shënon në derbin e fundit

Blerim Xhemajli do i japë fund karrierës së tij si futbollist në fundin e këtij edicioni futbollistik. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës ka njoftuar se pas dy ndeshjeve të fundit të kampionatit do të “varë këpucët në gozhdë”.

Xhemajli e mbylli në mënyrën më të bukur derbin e fundit të sezonit teksa gjeti rrugën e rrjetës në përballjen me Grasshopper. 37-vjeçari i lindur në Tetovë u përshëndet në mënyrën më të mirë të mundshme me tifozët, ndërkohë që dhe klubi i Zurich i dedikoi një video përshëndetëse mesfushorit, ku e falënderon për kontributin e tij.

Lexo edhe:

Xhemajli ka luajtur mbi 500 ndeshje në të gjitha nivelet profesioniste, mes klubeve dhe përfaqësueses së Zvicrës, duke shënuar dhe 68 gola. Në karrierën e tij, mesfushori ka luajtur me Bolton në Angli, me Parmën, Napolin, Torinon, Genoan, Bolognan në Itali, me Galatasarayn në Turqi dhe Shenzhen në Kinë, ndërkohë që u rikthye tek Zurich aty ku u formua si futbollist.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...