Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Mendy hedh pas momentet e vështira, shënon në rikthimin e madh

Benjamin Mendy u rikthye të dielën në fushat e lojës. Futbollisti francez, i liruar këtë vit nga gjykatat britanike pas akuzave për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual, luajti për herë të parë këtë sezon për Lorientin. Në ndeshjen e humbur 4-2 kundër Marseille, në javën e 15-të në Ligue 1.

29-vjeçari, kampion bote në vitin 2018 me Francën, transferimi i të cilit këtë verë te Lorient shkaktoi polemika, shënoi në minutën e 52-të. Por goli i tij nuk e shmangu humbjen e Lorientit kundër ekipit të Gattusos.

Lexoni edhe:

Mendy u akuzua për disa përdhunime dhe sulme seksuale në gusht 2021. Më pas lojtari u pezullua menjëherë nga Manchester City dhe u prangos në gusht 2021. Duke kaluar katër muaj në paraburgim.

Mbrojtësi gjithmonë mohoi akuzat dhe mori dy herë lirimin e plotë nga sistemi i drejtësisë britanike. Përkatësisht në janar dhe më pas në qershorin e kaluar. Dy lirimet e njëpasnjëshme i dhanë fund të gjitha proceseve të ngritura kundër tij nga gjykatat britanike.

GOLI I MENDY

Futbollisti u largua nga City si lojtar i lirë dhe nënshkroi për dy sezone me Lorientin. Që nga ardhja e tij në Ligue 1, disa fushata grafiti janë kryer në muret përreth stadiumit të Lorient. Të drejtuara ndaj mbrojtësi duke denoncuar dhunën seksiste në futboll.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...