Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Merr fund ëndrra Euro 2024, Kosova mposhtet mes tensionit në Bukuresht

Kosova del pa pikë nga transferta ndaj Rumanisë, duke i dhënë lamtumirë ëndrrës për kualifikimin në Euro 2024. Dardanët e drejtuar nga Primoz Gliha, u mposhtën 2-0 në një takim plot tension dhe raste të humbura.

Thirrjet dhe banderola anti-shqiptare e ultrasve vendas, ndërpreu ndeshjen për shumë minuta. Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova nuk shfrytëzuan dy mundësi të mira në pjesën e parë.

Fraksion që u mbyll me kartonin e kuq të Muriqit (dy të verdhë). Aro Muric priti penalltinë e kapitenit Nicolae Stanciu, por vendasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat e fundit.

Me anë të kapitenit Stanciu dhe Mihaila, ndërkohë që Florian Loshaj shpërdoroi një shans për të barazuar, duke mos zgjedhur të pasonte për Albion Rrahmanin.

Përfundimisht 2-0 për Rumaninë, me Kosovën që mbetet në kuotën e 4 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në grupin I.

Euro 2024
Grupi I

RUMANI-KOSOVË 2-0 (Stanciu 83′, Mihaila 90+3′)

Kronika e ndeshjes:

90+3′ Merr fund gjithçka. Vendasit realizojnë golin e dytë me Valentin Mihaila.

 

89′ Provon edhe Florent Muslija, diagonalja kalon ngjitur me shtyllën pingule.

 

88′ Rumania pranë golit të dytë, grushton në këndore Aro Muric.

 

85′ Kosova pranë barazimit, por Florian Loshaj tregohet egoist, duke mos pasuar për Albion Rrahmanin. Grushtohet goditja e tij. Provon edhe Ibrahim Dresevic, pa sukses.

 

83′ Zhbllokohet ndeshja. Nicolae Stanciu kalon vendasit në avantazh.

75′ Zbret Kosova, Ibrahim Dresevic tenton portën, pret në dy kohë Horatiu Moldovan.

 

61′ Fantastik Aro Muric, i cili pret penalltinë e gjuajtur nga kapiteni Nicolae Stanciu.

 

58′ Penallti për skuadrën rumune. Të kota protestat e lojtarëve dardanë.

 

48′ Provon Denis Alibec, devijon Aro Muric në këndore.

 

43′ Kosova mbetet me dhjetë lojtarë. Vedat Muriqi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

 

41′ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Kosovën. Goditja e Edon Zhegrovës kalon ngjitur me shtyllën e portës rumune.

 

32′ Nuk mungon tensioni mes lojtarëve të dy skuadrave.

 

29′ Çfarë shansi për Vedat Muriqin, por nuk arrin të shfrytëzojë “dhuratën” e mbrojtësit rumun.

 

26′ Mbrojtja e Kosovës harron Nicusor Silviu Bancu, i cili gjuan jashtë.

 

20′ Kryesori ndërpret ndeshjen. Francezi Willy Delajod pezullon ndeshjen. Një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë “Kosova është Serbi”, nuk hiqet nga stadiumi. Nuk mungojnë koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes.

 

10′ Gjuan Edon Zhegrova, por është qendrore. Pret pa probleme Horatiu Moldovan.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në Euro 2024. Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit.

Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Lexo edhe:

Tekniku slloven, Primoz Gliha ka bërë një ndryshim krahasuar me titullarët e përballjes të së shtunës me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Edon Zhegrova do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mesfushës, me Betim Fazlijin që ka përfunduar në stol.

Rumani-Kosovë fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në SuperSport 3. 

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...