Francë

VIDEO/ Mesfushori i kombëtares debuton me humbje në Ligue 1, Lacazette protagonist në triumfin e Lyon!

Lyon e ka nisur me gol sezonin në Francë teksa në shtëpinë e tyre mposhtën me rezultatin 2-1, Ajaccio. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme teksa protagonist u bë Alexander Lacazette në ndeshjen e parë pas rikthimit te Lyon. Ish-sulmuesi i Arsenal, fillimisht asistoi për Tete në minutën e 12-të ndërsa nëntë minuta më vonë shënoi vetë golin e dytë për Lyon.

Megjithatë, Lyon i hapi telashe vetes në momentin kur portieri Lopez shkaktoi 11-metërsh dhe u ndëshkua me karton të kuq. Nga ky moment përfituan miqtë që shkurtuan diferencat në minutën e 31-të me Manganin që nga 11 metrat nuk gaboi duke mposhtur portierin e dytë të Lyon, Remy Riou. Në vijim të ndeshjes, Ajaccio provoi të merrte më shumë nga sfida, por edhe miqtë mbeten me 10 vetë pasi Hamouma koleksionoi dy të verdha brenda 10 minutave lojë.

Vlen të theksohet se pjesë e Ajaccio është edhe lojtari i kombëtares, Qazim Laçi, me mesfushorin kuqezi që u aktivizua vetëm në minutën e 89-të nga ana e trajnerit Olivier Pantaloni duke debutuar kështu në elitën e kampionatit francez. Gjithsesi, për 26-vjeçarin shqiptar nuk kishte kohë në dispozicion për të lënë gjurmë dhe në fund, Lyon  ia doli të administronte më së miri ndeshjen dhe duke marrë tre pikët e para të kampionatit.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency