Futboll

Video/ Mesfushori shqiptar bën kapitenin, i jep fitoren Botosanit dhe feston me shqiponjë!

Botosani “fluturon” me Enriko Papën. Mesfushori shqiptar realizoi golin e fitores në suksesin 1-0 të Botosanit ndaj Sepsit në javën e 22-të të ligës së parë rumune, me skuadrën e Papës dhe Filit që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes. Ish-lojtari i Tiranës dhe Lushnjës rezultoi deçiziv teksa i aktivizuar titullar dhe me shiritin e kapitenit në krah, në minutën e 41-të u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të mposhtur portierin e Sepsit dhe për të realizuar golin e dytë në kampionat që rezultoi vendimtar pasi i dha tre pikët ekipit të tij.

Realdo Fili u hodh në fushë vetëm në minutën e 77-të, ndërkohë që Botosani me këtë fitore e sheh veten në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 38 pikëve. Papa e festoi golin me gjestin që simbolizon të gjithë shqiptarët, atë të shqiponjës dy krenare.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency