Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Messi argëtohet në Amerikë, “pleshti” shënon një tjetër dygolësh me Inter Miamin

Lionel Messi po e shijon në maksimum jetën në Amerikë. Argjentinasi është shndërruar menjëherë në liderin e Inter Miami dhe në ndeshjen e fundit për Kupën e Ligës, “pleshti” shënoi një dygolësh teksa skuadra e tij mposhti Orlando City me shifrat 3-1. Falë kësaj fitoreje, ekipi i 36-vjeçarit siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-tave.

Lexo edhe:

Sa i takon golave, Messi shënoi nga një për pjesë teksa ishte pikërisht ish-sulmuesi i PSG dhe Barcelonës ai që hapi llogaritë e takimit në minutën e shtatë kur mori një pasim perfekt brenda zonës dhe pasi e stopoi topin, nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin kundërshtar.

Goli i dytë i Messit dhe i treti për Inter Miamin erdhi në minutën e 72-të. Ishte në fakt një gol i ngjashëm me të parin teksa “pleshti” sërish u gjend i lirë në mesin e zonës kundërshtare duke shënuar këtë herë me të djathtën.

Vlen të theksohet se për Messin ishte goli i pestë në vetëm tre ndeshje zyrtare me Inter Miamin duke “marrë përdore” skuadrën drejt sukseseve, ndërsa tifozët amerikanë po shijojnë nga afër “magjitë” e Kampionit të Botës.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...