Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Messi e Alvarez dhurojnë spektakël, Argjentina kalon në finalen e Botërorit

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit të Katarit. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kroacisë dhe siguruan kalimin për herë të 6 në histori, në finale e një kupe Bote.

Lionel Messi ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë me penallti dhe asistoi të tretin, pas një zbritjeje spektakolare, por nuk mbeti pas as Julian Alvarez, që shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë.

Dorëzim pa kushte i Kroacisë, që u përpoq të mbajë kontrollin e topit, por pas pësimit të golit të parë në minutën e 34-t, u zhduk nga fusha dhe nuk arriti të shënojë qoftë edhe një gol nderi, duke mbyllur aventurën në Botëror, pikërisht në gjysmëfinale.

Nesër në mbrëmje Franca do të përballet me Marokun, sfidë prej ku do të përcaktohet edhe finalistja tjetër, skuadra që do të diskutojë trofeun me Argjentinën mbrëmjen e 18 dhjetorit.

Argjentinë – Kroaci 3-0 (Messi 34′ pen., Alvarez 39′, 69)

 

69’ – Spektakolar Lionel Messi, që i zhvlerëson gjithë paraqitjen e deritanishme kroatit Gvardiol, duke e dribluar disa herë dhe në fund shërben për Alvarez, i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë.

58’ – Kombinim mjaft i bukur mes Messit dhe Fernandezit, por goditja e kapitenit argjentinas grushtohet nga Livakovic.

42′ – Pranë golit të tretë Argjentina, por Livakovic grushton goditjen e Mac Allister…

39’ – Goooooool. Galopim spektakolar i Alvarez, nga mesi i fushës, teksa topi i del edhe me fat, duke e dërguar në rrjetën e Livakovic për herë të dytë. Festë Argjentinase në Katar.

34′ – Gooooool. Zhbllokohet gjysmëfinalja e parë e Botërorit, me Lionel Messin, që ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë dhe i jep Argjentinës avantazhin ndaj Kroacisë. Penallti e fituar nga Julian Alvarez, që u nis i vetëm me portierin dhe u ndal me faull nga Livakovic…

 

25′ – Provon nga distanca Fernandez, por grushton me vështirësi Livakovic dhe shpëton portën…

Trajnerët Scaloni dhe Dalic kanë zbardhur tashmë formacionet titullare për këtë gjysmëfinale të parë që premton spektakël dhe emocione.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...