Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Messi e Mbappe nuk e frikësojnë Rennes, PSG “turpërohet” në shtëpi

Paris Saint-Germain nuk po kalon një moment të mirë që pas eliminimit nga Bayerni i Mynihut në Champions League. Gjigantët francezë pësuan humbjen e katërt në kampionat, që gjithsesi nuk është se ia rrezikon titullin kampion, pasi mbetet ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Lens (+9)

Parizienët u mposhtën 0-2 brenda në “Parc des Princes” nga Rennes, edhe pse kishin në fushë dyshen Messi-Mbappe.

Edhe pse nuk i munguan rastet për shënim, kryesisht me Mbappenë, në fundin e pjesës së parë skuadra e Galtier u ndëshkua nga Toko Ekambi.

Lexo edhe:

Sapo nisi pjesa e dytë, Kalimuendo befasoi të pranishmit, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Rennes.

PSG kishte thuajse gjithë pjesën e dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk mundi të shënonte qoftë një gol, duke lënë shumë pikëpyetje me këtë rezultat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...