Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Messi-Martinez kualifikojnë Argjentinën, përsëritet çerekfinalja e Francë ‘98

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për një biletë mes katër Kombëtareve më të mira në Katar 2022. Dy Kombëtaret e famshme përplasen pas 24 vitesh në çerekfinale pas duelit në Francë 1998.

Leo Messi zhbllokoi takimin me një gol të bukur në minutën e 35’, duke gjetur golin numër e nëntë në një Kupë Bote në takimin numër 1000 në karrierën si profesionist. Gol i veçantë dhe historik për kapitenin, i cili gjen golin e parë në duelet me eliminim direkt në një Botëror.

Argjentina dyfishoi në minutën e 57’ me anë të Julian Alvarez, i cili shfrytëzoi një gafë fatale të portierit dhe kapitenit të Australisë, Mathew Ryan. Australia rihapi takimin pas një autogoli të Enzo Fernandez në minutën e 77’.

I pafat lojtari i talentuar i Benfikës, ndërkohë që minutat e fundit u bënë dramatike. Australia ishte afër barazimit katër minuta më vonë, por Lisandro Martinez shpëtoi portën e tij duke i mohuar Aziz Behich një eurogol.

Lautaro Martinez humbi tri mundësi të mira për të shënuar golin e qetësisë, ndërkohë që në sekondat e fundit portieri Emiliano Martinez kreu një pritje të madhe ndaj Garang Kuol, duke evituar minutat shtesë. Në fund çlirim dhe festë argjentinase në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium”.

Kupa e Botës
Katar 2022
Raundi i 1/8-ve

ARGJENTINË-AUSTRALI 2-1 (Messi 35′, Alavarez 57′ / Fernandez (aut) 77′)

Kronika e ndeshjes:

 90+7′ Emiliano Martinez shpëton Argjentinë me pritjen fantastike ndaj Garang Kuol. Australianët nuk u besojnë syve.

 

 90+4′ Përsëri Lautaro Martinez, por nuk vjen goli i tretë për Argjentinën.

 

 90+2′ Sërish Messi nxjerr të lirë Lautaro Martinez, portieri australian grushton goditjen e sulmuesit 25-vjeçar.

 

 89′ Lautaro Martinez humbet një shans të artë. Messi bën gjithçka mirë dhe pason për sulmuesin e Interit, i cili gjuan shumë keq.

 

 81′ Aziz Behich bën Leo Messin duke dribluar mbrojtjen argjentinase, devijon në këndore Lisandro Martinez në momentet e fundit. Shpëton Argjentina.

 

 77′ Gooooooooooooool! Australia shkurton rezultatin. “Sallakja” potente e Craig Goodwin devijohet nga Enzo Fernandez, rihapet ndeshja.

 

 75′ Tagliafico del i lirë në krahun e djathtë, diagonalja përfundon jashtë.

 

 57′ Gooooooooool! Gafë e pafalshme e kapitenit Mathew Ryan, Julian Alvarez përfiton dhe dërgon topin në rrjetë. 2-0 për Argjentinën.

 

 50′ Argjentina e nis në sulm pjesën e dytë. Provon Leo Messi, por gjuajtja nuk ka forcë dhe pritet pa probleme nga Mathew Ryan.

 

 35′ Goooooooooool! Leo Messi kalon në avantazh Argjentinën falë një goditje të saktë pas një kombinimi të bukur me Otamendin. Goli i parë në ndeshjet me eliminim direkt në një Kupë Bote për kapitenin.

 

 29′ Këndore për Australinë. Harry Souttar kërcen më lart se kundërshtarët dhe gjuan me kokë, largon rrezikun mbrojtja argjentinase.

 

 4′ Argjentina pretendon për penallti për prekje me dorë nga ana e Keanu Baccus, arbitri polak vazhdon lojën.

 

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë. Dy kombëtaret do të ndeshen me tyre sonte në “Ahmad bin Ali Stadium” (20:00) për një biletë në çerekfinalet e Botërorit të Katarit, aty ku i pret Holanda e Van Gaal.

Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme. Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.

Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez. Lautaro Martinez, në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...