Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Messi shënon golin numër 100 me Argjentinën, Kampionët e Botës fitojnë 7-0

Miqësorja mes Argjentinës dhe ishullorëve të Caracao në stadiumin Unico Madre de Ciudades, u shndërrua në një festë për Kampionët e Botës të cilët në fushë u argëtuan sikur të ishin në një seancë stërvitore. Të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni triumfuan me shifrat 7-0, teksa Lionel Messi shënoi një tregolësh. Ishte pikërisht “pleshti” ai që hapi llogaritë e sfidës në minutën e 20-të.

Një gol special për numrin 10 të amerikano-latinëve duke qenë se bëhej fjalë për golin numër 100 me fanellën albiceleste. Megjithatë, mbrëmja u bë edhe më e bukur për Messin që shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (’33, ’37) ndërsa në mes ishin edhe golat e Nico Gonzalez (’23) dhe Enzo Fernandez (‘35) për të mbyllur në shifrat 5-0 pjesën e parë.

Lexo edhe:

Në fraksionin e dytë, mes zëvendësimeve të shumta, Argjentina e uli ritmin dhe kurseu modestët e Curacao duke shënuar vetëm dy gola me anë të Di Maria që realizoi nga pika e bardhë (’78) dhe Montiel që realizoi golin e shtatë të sfidës tre minuta para fundit të lojës pas një asisti të Paulo Dybala.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...