Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Messi “show” në Peru, Uruguaj thyen Brazilin pas 22 vitesh

Argjentina vijon me fitore, ndërkohë që Brazili bie në Uruguaj. Tetë gola prodhuan duelet e raundit të katërt të eliminatoreve të Botërorit 2026 në CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut).

Kampionët e botës siguruan suksesin e radhës në Peru, atje ku fituan 0-2. Skuadrës së Scalonit i mjaftoi fraksioni i parë i takimit për të vulosur triumfin e katërt radhazi. Madje pas pësuar ende asnjë gol.

Leo Messi shënoi dy golat e fitores për Argjentinën. “Pleshti” zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, duke shënuar një gol mjaft të bukur pas asistit të Nico Gonzalez.

Ndërkohë që tri minuta përpara fundit të së parë, Messi shënoi sërish dhe vulosi fitoren e kombëtares albiceleste. Legjenda argjentinase realizoi edhe në pjesën e dytë, por VAR-i i mohoi tripletën.

Vendi i parë me 12 pikë për Argjentinën, teksa në vendin e dytë është ngjitur Uruguaj, që mposhti 2-0 Brazilin në “Estadio Centenario” të Montevideos.

Darwin Nunez dërgoi në festë 60 mijë tifozët e pranishëm në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi i Liverpoolit shënoi me kokë, gol që pati nevojë edhe për konfirmimin nga VAR-i.

13 minuta përpara fundit erdhi edhe goli i qetësisë për vendasit. Nicolas de la Cruz, i cili luan në Argjentinë me River Plate, dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët në ekstazë.

Uruguaj rikthehet te fitorja ndaj Brazilit pas 22 vitesh. Klasikja e futbollit latin ishte tepër e luftuar, me arbitrin venezuelin Herrera që akordoi 8 kartonë të verdhë për futbollistët e të dyja skuadrave.

Pesë herë kampionët e botës ndërprenë ecurinë prej 37 ndeshjes pa humbje në një takim eliminator për Botëror, teksa Neymar dëmtoi gjurin e majtë dhe u largua nga fusha duke qarë.

Ekuador-Kolumbi u mbyll pa gola. Miqve iu anuluan dy gola nga VAR-i, ndërkohë që Luis Diaz i Liverpoolit humbi një penallti në pjesën e dytë. Paraguaj fitoi 1-0 ndaj Bolivisë. Festë edhe në Venezuelë pas triumfit 3-0 kundër Kilit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...