Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Messin e përplasin brutalisht në tokë, e gjithë Argjentina sherr për numrin 10

Argjentina fitoi pastër me rezultatin 3-0 miqësoren ndaj Honduras teksa golat u shënuan nga Lautaro Martinez dhe Lionel Messi që firmosi një dygolësh. La Seleçion vijon me paraqitjet pozitive para Botërorit, duke regjistruar tashmë kuotën e 34 ndeshjeve pa humbje.

Fryma në kombëtaren e trajnerit Lionel Scaloni është fantastike dhe bashkimin e kombëtares e tregon edhe një episod i minutës së 38-të kur Lionel Messi u përplas brutalisht në tokë nga kundërshtari.

Menjëherë, të gjithë lojtarët e kombëtares me në krye Rodrigo De Paul shkuan t’i kërkonin llogari lojtarit që shkaktoi faullin ndaj numrit 10 dhe për një çast situata doli jashtë kontrollit. Gjithsesi, për fat, Messi e kaloi pa problem ndërhyrjen dhe në fund e vijoi normalisht ndeshjen duke gjetur edhe golin e dytë personal e të tretin e ndeshjes në fraksionin e dytë të lojës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...