Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Milan fiton ndaj Newcastle, por shkon në Europa League. Porto kalon në 1/8-at e Champions-it

Champions League mbylli këtë të mërkurë fazën e grupeve, ndërsa u zbuluan të gjitha skuadrat që kaluan në raundin e 1/8-ave.

Dortmund-Paris Saint-Germain ndahen me barazimin 1-1 me dy skuadrat që shkojnë në 1/8-at e Champions League, ndërsa lanë Milan-in dhe Newcastle jashtë.

Lexo edhe:

Golin për gjermanët e shënoi Adeyemi në minutën e 51’, teksa për francezët Zaire-Emery në minutën e 56’.

Dortmund kalon fazën si kryesues i Grupit F me 11 pikë, teksa PSG si vendi i dytë me 8 pikë.

Milan fiton në transfertën e Newcastle me rezultatin 1-2, megjithatë italianët nuk ia dolën të kalojnë këtë fazë, duke shkuar në 1/16-at e Europa League, teksa anglezët dalin nga Europa.

Golin për vendasit e shënoi Joelinton në minutën e 33’, teksa për miqtë shënuan Pulisic në minutën e 59’ dhe Chukwueze në minutën e 84’.

Milan e mbyll fazën e grupeve, duke u renditur në vend të tretë të Grupit F me 8 pikë dhe shkon në 1/16-at e Europa League, ndërsa Newcastle del nga Europa, pasi u rendit në vend të fundit me 5 pikë.

Barcelona e mbyll me humbjen 3-2 në transfertën e Antwerp takimin e fundit të fazës së grupeve të Champions League, me llogaritë e kalimit në 1/8-at që i kishte të mbyllura.

Golat për vendasit i realizuan Vermeeren në minutën e 2’, Janssen në minutën e 56’ dhe Ilenikhena në minutën e 90+2’, teksa për Barçën shënoi Torres në minutën e 35’ dhe Guiu në minutën e 90+1’.

Barcelona shkon në 1/8-at e Championsit si kryesuese e Grupit H me 12 pikë, teksa Antwerp renditet në vend të fundit me tre pikë.

Ndërkohë sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muja mungoi në këtë sfidë për shkak të kartonëve.

Porto siguron kalimin në raundit tjetër të Championsit pas fitores 5-3 dhe dërgon Shakhtar në Europa League.

Golat për vendasit i realizuan Galeno në minutat e 9’ dhe 43’, Taremi në minutën e 62’, Pepe në minutën e 76’ dhe Gonceicao në minutën e 82’.

Ndërsa për miqtë shënuan Sikan në minutën e 29’ dhe autogoli i Eustaquio në minutën e 73’.

Porto kalon në raundin e 1/8-ave të Champions League si vendi i dytë i Grupit H me 12 pikë,teksa Shakhtar renditet në vend të tretë me 9 pikë dhe shkon në 1/16-at e Europa League.

Atletico Madrid fiton me rezultatin 2-0 ndaj Lazios në takimin e fundit të fazës së grupeve, me të dyja skuadrat që kanë kaluar në 1/8-at e Championsit.

Spanjollët triumfuan falë golave të Griezmann në minutën e 6’ dhe Lino në minutën e 51’.

Atletico shkon në fazën tjetër të Championsit si kryesues i Grupit E me 14 pikë, teksa Lazio si vendi i dytë me 10 pikë.

Celtic-Feyenoord mbyllet me rezultatin 2-1, me golat që për skocezët i realizuan Palma me penallti në minutën e 33’ dhe Lagerbielke në minutën e 90+1’, teksa për holandezët shënoi Minteh në minutën e 82’.

Celtic del nga Europa pasi e mbylli raundin e grupeve në vend të fundit të Grupit E me 4 pikë, teksa Feyenoord shkon në 1/16-at e Europa League, pasi e mbylli grupin në vend të tretë me 6 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...