Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Milani dorëzohet pa kushte në Londër, Chelsea gjen fitoren e parë në grup

Chelsea dominon dhe triumfon 3-0 ndaj Milanit, duke marrë fitoren e parë në fazën e grupeve, që e ngjit në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë. Skuadra e Graham Potter pati tërë kohës kontrollin e lojës dhe krijoi një mori rastesh, por gjeti golin e avantazhit me Fofana vetëm në minutën e 24-t, pasi më herët Tatarusanu bëri tre pritje shpëtimtare.

Pjesa e parë u mbyll me rastin e vetëm të mirë për Milanin, por Kepa priti fillimisht gjuajtjen e De Ketelaere, dhe më pas Krunic gjuajti mbi kuadrat. Pjesa e dytë foli vetëm për Chelsean që shënoi edhe dy herë të tjera me Aubameyang e James, ndërsa Milani u pa tërësisht i dorëzuar dhe pa energji për të përballuar një sfidë të tillë.

Në sfidat e tjera, Reali i Madridit triumfoi 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, Juventus mposhti 3-1 Maccabi Haifa dhe Borussia e Dortmundit fitoi 1-4 në trasnfertën ndaj Sevillas. Vetëm një pikë për PSG-në që nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transferëtn ndaj Benficës, ndërsa Manchester City mposhti 5-0 Copenhagen, aty ku Haaland shënoi dopietë duke luajtur vetëm 45 minuta.

Chelsea – Milan 3-0

62’ – Goooool. Chelseas shënon të tretin me anë të Reece James. Pas një rikuperimi në gjysmëfushën kuqezi, londinezët kombinojnë shpejt dhe mbrojtësi anglez dërgon topin për herë të tretë në rrjetën e portës së Tatarusanut.

57’ – Milani duket o fikur në fushë, teksa Chelsea zbret shpejt dhe shënon golin e dytë me në të Aubameyang, i cili i shpëton mbulimit të Tomorit dhe shtyn topin në rrjetë. 2-0 për londinezët, që dominojnë totalisht.

img src=”https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/10/rast-1.jpg” alt=”” width=”50″ height=”50″ class=”alignnone size-full wp-image-361075″ />45+4’ – Leao driblon dy kundërshtarë dhe hyn në zonë, ku shërben për De Ketelaere, por goditja e belgut grushtohet te Kepa dhe shkon te Krunic, që provon ta shtyjë në rrjetë, por vetëm këndore.

45’ – Zbritje e shpejtë e Chelseat me Sterling, që injoron Aubameyang, i cili ishte gati të shtyjë topin në rrjetë. Sulmuesi anglez vonon dhe më pas gabon pasimin, duke shpërdoruar një rast ideal për golin e dytë.

24’ – Reziston vetëm 24 minuta Milani, pasi është Fofana ai që ndëshkon kuqezinjtë, pas një rrëmuje në zonë. Fillimisht Thiago Silva goditi portën, por grushtoi Tata Rusanu, ndërsa topi i mbetur në zonë, u shty në rrjetë nga mbrojtësi londinez.

23’ – Thiago Silva kërcen mbi të gjithë dhe gjuan në portë, por Tatarusanu grushton në këndore.

5’ – Chelsea krijon rastin e parë të rrezikshëm. Mount teston aftësitë e portierit Tatarusanu, I cili grushton mirë dhe dërgon topin në këndore.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, teksa Graham Potter i ka besuar sërish gabonezit Aubameyang nga minuta e parë, duke lënë në stol sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Nga ana tjetër, Pioli është me zgjedhje të detyruara për shkak të dëmtimeve dhe ia ka besuar shiritin e kapitenit, algjerianit Bennacer.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...