Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Milani harron Chelsea, “bën ligjin” në “San Siro” kundër Juventusit

Milani reagoi pas disfatës europiane ndaj Chelsea në mesjavë dhe sot mposhti 2-0 Juventusin në Serie A, duke arritur një sukses të rëndësishëm dhe të merituar, ndeshje ku Stefano Pioli ndryshoi skemën taktike nga 4-2-3-1 në 4-3-2-1. Fikayo Tomori zhbllokoi takimin në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërkohë që Brahim Diaz (54’) vulosi suksesin e kampionëve në fuqi të Italisë me një gol shumë të bukur.

 

Rafael Leao u ndal dy herë nga shtylla në pjesën e parë (20’, 34’), teksa Milani pretendoi edhe për një penallti në rastin e prekjes me dorë nga ana e Vlahovic. Bennacer rrezikoi me një gjuajtje potente përpara se Fikayo Tomori të dërgonte topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën bardhezi, me këta të fundit që protestuan për një faull përpara goditjes së këndit.

 

Në minutën e 54-t erdhi edhe goli i dytë për vendasit. Inkursion nga mesi i fushës nga ana e Brahim Diaz, i cili dribloi kapitenin Leonardo Bonucci, la pas mbrojtjen bardhezi dhe mposhti polakun Szczesny, i cili preku topin por nuk evitoi dot golin.

Milik dhe Moise Kean (ndërhyrje fantastike e Kalulut) patën dy mundësi të mira për Juventusin, por nuk i shfrytëzuan, teksa pritja e portierit të Juventusit i hoqi Divock Origit mundësinë për të realizuar golin e parë me Milanin.

Në fund festë kuqezi, me kampionët në fuqi që thyejnë ekipin e Allegrit pas dy vitesh në “San Siro”. Milani i bashkohet përkohësisht Napolit dhe Atalantës në krye të renditjes, ndërkohë që Juventusi mbetet në vend të tetë me 13 pikë, shtatë larg kreut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...