Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Milani kualifikohet me “poker”, Benfica i “rrëmben” vendin e parë PSG-së

Milani fitoi 4-0 “finalen” ndaj Salzburgut, duke u bërë ekipi i tretë italian që kualifikohet në raundin e 1/8-vë në Champions League pas Napolit dhe Interit. Oliver Giroud ishte ylli i mbrëmjes në “San Siro” me një dygolësh dhe dy asiste, teksa pati festë edhe për Krunic dhe Messias.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit dominuan kampionët e Austrisë në një “San Siro” plot. Giroud iu anulua një gol për pozicion të parregullt, teksa Theo Hernandez dhe Rafael Leao u ndalën nga shtylla dhe traversa.

PSG fitoi 1-2 në Torino përballë Juventusit, falë supergolit të Kylian Mbappe dhe realizimit të 20-vjeçarit Nuno Mendes, ndërkohë që Leonardo Bonucci vendosi përkohësisht baraspeshën me golin e tij. PSG humbi vendin e parë, pasi Benfika fitoi 1-6 në Izrael përballë Maccabi Haifa, ndërkohë që Juventusi kualifikohet në Europa League.

Në sfidat e tjera, Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Sevillas, Dortmundi mori një pikë pas barazimit 1-1 në Danimarkë ndaj Copenhagenit, teksa Chelsea mposhti 2-1 Dinamon e Zagrebit, me Armando Brojën që zbriti në fushë në minutën e 65′.

MILAN-SALZBURG 4-0 (Giroud 14′, 57′, Krunic 46′, Messias 90+1′)

 90+1′ “Poker” i Milanit, që gjen edhe golin e katërt me anë të Junior Messias pas asistit të dytë të Oliver Giroud.

 

 57′ Aksion i bukur i Milanit, Leao bën gjithçka bukur, ndërkohë që Giroud kthen në gol asistin e portugezit. 3-0 për Milanin.

 

 46′ 42 sekonda i kanë mjaftuar Milanit në pjesën e dytë për të shënuar sërish. Asist i Giroud, gol me kokë i Rade Krunic dhe festë në “San Siro”.

 

 14′ Sandro Tonali kroson nga goditja e këndit, Oliver Giroud realizon me kokë duke ndezur festën e tifozëve kuqezi në “San Siro”.

 

JUVENTUS-PSG 1-2 (Bonucci 39′ / Mbappe 13′, Mendes 69′)

 69′ PSG rikthehet në avantazh. Messi, Mbappe dhe Nuno Mendes. 20-vjeçari realizoi një gol shumë të bukur pas një inkursioni të gjatë.

 39′ Juventusi rikthen baraspeshën. Leonardo Bonucci shfaqet në versionin “bomber”, duke devijuar në rrjetë një asist të Juan Cuadrados.

 

 13′ Eurogol i Kylian Mbappe, i cili shmang dy kundërshtarë dhe tund rrjetën e portës së Juves me një goditje potente,

 

CHELSEA-DINAMO ZAGREB 2-1 (Steling 18′, Zakaria 30′ / Petkovic 7′)

Goli i Denis Zakaria

 

Goli i Raheem Sterling

 

Goli i Bruno Petkovic

 

COPENHAGEN-DORTMUND 1-1 (Haraldsson 41′ / Hazard 23′)

Goli i Hakon Arnar Haraldsson

 

Goli i Thorgen Hazard

 

MANCHESTER CITY-SEVILLA 3-1 (Lewis 52′, Alvarez 73′, Mahrez 83′ / Mir 31′)

Goli i Riyad Mahrez

 

Goli i Julian Alvarez

 

Goli i Rico Lewis

 

Goli i Rafa Mir

 

MACCABI HAIFA-BENFICA 1-6 (Chery 26′ / Ramos 20′, Musa 59′, Grimaldo 69′, Rafa Silva 73′, Henrique Araujo 88′, Joao Mario 90+2′)

Goli i Joao Mario

 

Goli i Henrique Araujo

 

Golat e Rafa Silva dhe Alejandro Grimaldo

 

Goli i Petar Musa

 

Goli i Tjarron Chery

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...