Milani triumfoi 2-0 ndaj Atalantës, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin Champions League. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Serie A për kuqezinjtë, të cilët mbërrijnë Interin në vendin e dytë me 47 pikë.
Sfida u zhbllokua nga autogoli i portierit Juan Musso në minutën e 25’. Golin e qetësisë për Milanin e realizoi Junior Messias katër minuta përpara fundit të takimit. Berat Gjimshiti e luajti të plotë takimin për Atalantën.
Zlatan Ibrahimovic u fut në fushë në pjesën e dytë, duke bërë rikthimin e madh. 41 vjeç e 146 ditë, bomberi suedez u kthye në lojtarin më të vjetër që luan me Milanin në Serie A.
