Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Mjaft u sollët si b..e”, Bruno Fernades shpërthen ndaj shokëve të skuadrës

Bruno Fernandes vendos standardet e punës për vete dhe për kolegët. Fantazisti portugez është kapur nga kamerat, teksa u është hakërryer shokëve brazilianë të skuadrës, mesfushorit Fred dhe mbrojtësit Alex Telles, të cilët ishin duke xhiruar një dokumentar.

Pikërisht për këtë arsye, ata po vonoheshin për t’u bashkuar në stërvitje, por kjo nuk i pëlqeu liderit të mesfushoës së “djajve të kuq”, që shpërtheu menjëherë, duke e tepruar edhe me fjalorin ndaj dy shokëve të skuadrës.

“Mjaft bërët si b..e. Jeni këtu për të luajtur futboll dhe jo për të filmuar. Filmoni k…n tim”, dëgjohet të thotë Bruno Fernandes ndaj brazilianëve, të cilët kanë mbetur të befasuar nga reagimi.

I gjithë debati ka ndodhur në qendrën stërvitore te “djajve të kuq” në Carrington, teksa videoja ka bërë me shpejtësi xhiron e botës dhe shumë fansa të “djajve të kuq” kanë komplimentuar Fernandes për reagimin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...