Abissnet Superiore

VIDEO/ Mjafton goli i Esin Hakajt, Vllaznia fitore pa shumë mund ndaj Skënderbeut

Vllaznia zhvillon një ndeshje më dy fytyra në Shkodër përballë Skënderbeut, gjithsesi në fund ia del të marrë tri pikët, që e mbajnë në lojë për vendin e katërt (dhe të tretë), që i jep mundësinë për të luajtur në Europë edhe nëse nuk e fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit.

Kuqeblutë luajtën një pjesë të parë të dobët në “Loro Boriçi”, madje duhet pranuar që ishin me fat që muk pësuan gol, me Jean Victor dhe Mensah që nuk arritën të shënonin përballë Zogoviçit.

Në pjesën e dytë u desh dalja në sulm e Esin Hakajt për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa pak para fundit Da Silva mund të kishte dyfishuar. Mbyllet me fitoren e Vllaznisë ky takim, me shkodranët që mund të përfitojnë nga përplasja e drejtpërdrejtë mes Kukësit dhe Partizanit për t’u ngjitur të paktën në vendin e katërt javën e ardhshme, sigurisht nëse mposhtin Dinamon.

Vllaznia – Skënderbeu 1-0 (Hakaj 58′) 

90+5′ – Mbyllet ndeshja në “Loro Boriçi”, goli i Hakajt i jep fitoren Vllanisë.

78′ – Tjetër rast për Vllazninë. Da Silva del i lirë, përballë Rexhepit, prirët me portën, devijon në fundore portieri i korçarëve.

72′ – Portieri Rexhepi bën mrekullinë, u mohon golin e dytë shkodranëve në zhvillimet e një goditjeje të lirë.

69′ – Moment tensioni në “Loro Boriçi”, punonjësit e sigurisë konfrontohen me disa tifozë.

62’ – Lojë e rrezikshme e Dunfur, nuk heziton Bajrami, i nxjerr kartonin e kuq. Skënderbeu me 10 lojtarë.

58′ – Goooooool! Zbllokohet më në fund rezultati në Shkodër, pas një aksioni model të Vllaznisë, Esin Hakaj, farë pranë portës, përballë portierit, nuk gabon, 1-0.

46′ – Nis pjesa e dytë në “Loro Boriçi’, të dyja skuadrat në kërkim të golit.

46′ – Liridon Latifi pretendon për 11-metërsh, por kryesori Bajrami i nxjerr kartonin e verdhë për simulim.

44′ – E përgjumur mbrojtja e Vllaznisë, Mensah përballë Zogajt gjuan në qendër, pret portieri i kuqebluve.

 

40′ – Fjoart Jonuzi provon nga një distancë e largët, por pa rrezik për Rexhepin.

23′ – Çfarë humbet Jean Victor! Braziliani, avancon drejt portës, i harruar nga mbrojtja shkodrane, por për fatin e mirë të kuqebluve godet jashtë, rrafsh me tokën.

3′ – Shkëndijën e parë e jep Mustedanagic nga distanca, por shënjestra e tij nuk është e saktë sa duhet.

1′ – Nis sfida në “Loro Boriçi”, topin e parë e nisin nga qendra lojtarët e Vllaznisë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor.

Trajner: Skënder Gega

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency