Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Mjafton Marcus Rashford, vjen nga stoli dhe zgjidh hallet e United

Goli i Marcus Rashford i dhuroi Manchester United tri pikë të arta në fushën e Ëolves. “Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1, siguruan suksesin e tretë radhazi në kampionatin anglez dhe për momentin renditen në vendin e katërt me 32 pikë.

Pjesa e parë prodhoi pak emocione. Alejandro Garnacho, talenti 18-vjeçar nga Argjentina, iu afrua golit për United. Erik ten Hag aktivizoi Rashford në pjesën e dytë, zëvendësim që dha efekt.

 

25-vjeçari shënoi një gol shumë të bukur 14 minuta përpara fundit, duke çarë mbrojtjen e ngjeshur të “Ujqve”. Ky ishte goli i gjashtë sezonal në Premier League për sulmuesin e United.

 

Rashford shënoi sërish (84’), por VAR-i e anuloi për prekje me dorë. Ëolves mori zemër dhe iu afrua barazimit në minutat shtesë, por De Gea kreu një pritje të bukur dhe ruajti portën e paprekur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...