Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Moment historik për Laçin, “poker” golash Kastriotit dhe “blindon” vendin e dytë

Laçi siguron pjesëmarrjen në Conference League edicionin e ardhshëm, pasi mundi me përmbysje Kastriotin me rezultatin 4-1 në takimin e kësaj të diele. Skuadra e Shpëtim Duros siguron matematikisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Pozicion historik për skuadrën kurbinase, që asnjëherë më parë nuk ka qenë forcë e dytë e kampionatit. Kastrioti në anën tjetër edhe pse shënoi i pari me Ajazin, nuk arriti që të marrë një rezultat pozitiv, teksa pësoi humbjen e dytë radhazi, duke mbetur në vendin e gjashtë në kuotën e 43 pikëve.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u dominua thuajse e gjitha nga vendasit, të cilët patën raste të njëpasnjëshme megjithatë golin e parë e realizuan krutanët me Ajazin në minutën e 38-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky avantazh zgjati vetëm dy minuta,pas në të 40-ën Adeleke barazoi. Ndërsa vetëm pas 3 minutave të tjerë Laçi përmbysi rezultatin me Julian Shehun, që padyshim ishte në super formë në këtë sfidë.

Në fraksionin e dytë kurbinasit ishin edhe më të pandalshëm, pasi kërcënuan thuajse në çdo minutë portën e Salit dhe ia dolën që të shënonin në të 63-ën me Qaton dhe më pas të realizonin “poker” me golin e Dean Zarubicës, i cili shënoi në minutën e 89’. Megjithatë nëse nuk do të ishte për portierin Sali rezultati i kësaj përballje do të ishte shumë më i thellë.

Pas javës së 33-të të Abissnet Superiore Laçi “blindon” vendin e dytë në renditje me 60 pikë, 11 më shumë se Partizani i vendit të tretë, ndërkohë kanë mbetur edhe tre javë nga mbyllja e sezonit, teksa Kastriotit qëndron në vendin e gjashtë me 43 pikë të grumbulluara, duke mos qenë ende i sigurt për mbijetesën.

 

Laçi-Kastrioti (4-1)

Abissnet Superiore java e 33-të

89’-Gool! Laçi realizon “poker” golash. Pas një goditje këndi, Dean Zarubica shënon një super gol.

81’-Roganovic godet topin nga distanca dhe tenton të gjejë goli, por ndalet nga portieri i Kastritotit, Sali.

80’-Karakaçi kroson mjaft mirë topin në zonë, Hajderaj provon, por nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

78’-Pas një asisti nga Spahiu, Shehu kërkon të gjejë golin me një goditje qendrore, por që ndalet nga Sali.

73’-Spahiu godet topin nga distanca për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por Sali reagon mjaft mirë dhe e ndal.

72’-Në një rrëmujë në portën e Laçit, Kaina provon të gjejë rrjetën, por kurbinasit shpëtohen nga Qato.

65’-Pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Guindos nga Neziri, i jepet penallti Laçit, por më pas arbitri shkon në VAR dhe e anulon penalltinë.

63’-Gooool! Supergoditja e Qatos, gjuan topin nga një distancë shumë e largët dhe e dërgon në rrjetë, me portierin Sali që nuk ia del ta ndalë.

62’-Mazrekaj kroson topin në shtyllën e dytë për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por Sali reagon mirë duke e larguar atë top.

55-Pas një asisti perfekt nga Julian Shehu, Adeleke gjen rrjetën, por sulmuesi i Laçit ndodhej në pozicion jashtë loje.

54’-Julian Shehu kaloi të gjithë skuadrën e Kastriotit dhe më pas kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës, por ndal nga portieri Sali.

51’-Përplasen Onanuga dhe Shehu ndërpritet për pak momente ndeshja, ndërkohë hyn në fushën e lojës stafi mjekësor.

48’-Pretendohet për penallti nga Laçi, por Adeleke merr karton të verdhë për stimulim.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Laçi-Kastrioti, ky fraksion nis me rezultatin 2-1

Mbyllet me rezultatin 2-1 pjesa e parë e Laçi-Kastrioti

43’-Goool! Përmbys Laçi, pas një asisti nga Deliu, Shehu shënon golin e dytë tre minuta pas barazimit.

40’-Goool! Adeleke barazon rezultatin, pas vetëm dy minutash nga goli i Ajazit.

38’-Goool! Spartak Ajazi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizon me një goditje mjaft të lehtë, por nuk feston në fund.

34-Rami afron topin në shtyllën e dytë, Ajazi përpiqet ta çojë topin në rrjetë por nuk ia del, ndërsa dyshohet për një prekje të topit me dorë, arbitri shkon në VAR për të verifikuar.

24’-Pas një goditje këndi Turkaj tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por nuk ia del.

23’-Pas një krosimi Greca provon të gjejë golin, por Dajsinani e ndal duke reaguar mjaft mirë.

18’-Guindo humbet një super mundësi, pas një goditje nga Roganovic, Guindo nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

17’-Deliu kërkon të gjejë golin me një goditje qendrore nga distanca, por Sali reagon mjaft mirë dhe e ndal.

13’-Ujka kërkon të gjejë golin nga distanca, por gabon në atë goditje, pas rrëmujës së krijuar në zonë.

09’-Mazrekaj tenton të gjejë golin duke goditur nga distanca, por e dërgon topin shumë lart.

07’-Pas një goditje nga këndi, Bekim Dida tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës duke e gjuajtur topin me kokë, por e dërgon shumë lart mbi portë.

Nis sfida Laçi-Kastrioti, e vlefshme për raundin e 33-të të Abissnet Superiore

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Turkaj, Malota, Velija, Ujka, Shehu, Deliu, Adeleke, Guindo, Mazrekaj.

Trajneri: Shpëtim Duro

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Onanuga, Okebugwu, Kodra, Basha, Greca, Ajazi.

Trajneri: Emiliano Çela

Arbitër kryesor: Erjon Bastari

Asistentë: Orgest Grabova, Rexhino Mersinani

Arbitër i katërt: Olti Çela

VAR: Eldorjan Hamiti

AVAR: Ani Kociaj

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...