Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

VIDEO/ Monaco “shtrin në tapet” PSG, rihapet gara e titullit në Francë?

PSG bie në transfertë ndaj Monacos teksa kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 3-1. Me një listë të gjatë mungesash ku spikasnin ato të Mbappe, Messi, apo edhe Verrati, skuadra e drejtuar nga trajneri Christophe Galtier u duk e dorëzuar që në fillimin e sfidës teksa Aleksandr Golovin i ndëshkoi në minutën e katërt.

Ende pa e futur në ritmin e lojës, parizienët pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Wissam Ben Yedder që ndëshkoi miqtë edhe pas një gabimi në mbrojtje të Bitshiabu.

Megjithatë, PSG gjeti forcat për të reaguar duke shkurtuar diferencën me anë të djaloshit 16-vjeçar Zaire-Emery që shënoi një gol të thjeshtë me portën e zbrazët pas një pasimi perfekt të Juan Bernat në minutën e 39-të.

Gjithsesi, vuajtjet për Parisin nuk kishin përfunduar duke qenë se Ben Yedder shënoi sërish në fundin e pjesës së parë duke dërguar shfrat në 3-1.

Në fraksionin e dytë, parizienët u munduan të reagonin me trajnerin Galtier që bëri disa ndryshime, por në fund rezultati mund të ishte edhe më i thellë me portierin Donnarumma që shmangu në disa raste gola të sigurt. Kështu, në fund Monaco triumfoi me shifrat 3-1 teksa konfirmuan formën pozitive me tetë ndeshje pa humbje në Ligue 1. Pas kësaj fitoreje, Monaco ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vend të dytë ndërsa nga ana tjetër PSG mbetet në kryesim me 54 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...